15-08-2014

FINCA Kosovë zhvendos degën e saj në Prishtinë

FINCA Kosovë ka zhvendosur degën e saj në Prishtinë në lokacionin e ri me adresë Robert Doll, Pejton, nr. 5, Prishtinë.

Krahas ekipit menaxhues dhe stafit, në ceremoninë përuruese të objektit të ri morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, përfaqësues të USAID/NOA si dhe disa klientë të ftuar enkas për këtë ngjarje. Përurimi u përcoll me një koktej rasti.

Me rastin e prerjes së shiritit inaugurues, Kryeshefi Operacional tha se sot FINCA Kosovë ka bërë edhe një hap tjetër po aq të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve me klientët e saj. Në mes tjerash, ai ceku se objekti i ri ofron hapësirë më të madhe, më mirë të organizuar dhe më afër klientëve. E përmbylli duke thënë se objekti i ri është i përgatitur sipas standardeve më të reja të afarizmit dhe përkujdesjes ndaj klientëve në funksion të jetësimit të misionit të saj për të ofruar shërbime financiare – cilësore dhe të shpejta – sipërmarrësve më të ardhura të ulëta dhe kësisoj duke iu ndihmuar atyre të krijojnë mjete, vende pune dhe rrjedhimisht, përmirësojnë standardin e tyre të jetës.

Të pranishmit përshëndeten hapjen e objektit të ri i cili do të ndikojë pozitivisht në ngritjen e efikasitetit të stafit të FINCA Kosovës, që do të pasqyrohet në shërbime më cilësore, më të sigurta, shpejta dhe më profesionale.