24-12-2025
FINCA Kosovë – Vazhdim i Bashkëpunimit me Shoqatën “Autizmi” për 2025/26
FINCA Kosovë ka nënshkruar vazhdimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Shoqatën “Autizmi” për vitin e katërt radhazi, duke riafirmuar përkushtimin e saj ndaj mbështetjes së fëmijëve me autizëm dhe fuqizimit të komunitetit.
Marrëveshja për periudhën 2025/26 u nënshkrua nga Këshilltari i Përgjithshëm i FINCA Kosovë, z. Auberon Kelmendi, dhe përfaqësuesja e Shoqatës “Autizmi”, znj. Hatixhe Hoxha. Përmes këtij bashkëpunimi do të financohen shërbimet arsimore për 15 fëmijë me autizëm, duke përfshirë angazhimin e asistentëve personalë për një periudhë njëvjeçare.
Qëllimi i marrëveshjes është të lehtësojë integrimin e fëmijëve me autizëm në sistemin edukativ, duke u ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë në procesin mësimor, me fokus të veçantë në rastet sociale dhe fëmijët e nënave vetë-ushqyese.
Ky bashkëpunim reflekton përkushtimin e FINCA Kosovë përmes iniciativave afatgjata me ndikim real në zhvillimin dhe mirëqenien e komunitetit, duke ofruar mbështetje konkrete për grupet më të ndjeshme.

