28-04-2025
FINCA Kosovë pjesëmarrëse në Panairet e Karrierës
FINCA Kosovë ishte pjesëmarrëse në dy ngjarje të rëndësishme për të rinjtë dhe profesionistët në kërkim të mundësive për zhvillim, në “Panairin Pranveror të Karrierës 2025” të organizuar nga RIT Kosovo (AUK), dhe në e “Panairit të Karrierës dhe Punësimit 2025” të organizuar nga Kolegji AAB.
Këto panaire ofruan një mundësi të shkëlqyer për studentët dhe të diplomuarit të njihen më nga afër me instuticonin tonë dhe të informohen për mundësitë e shumta që FINCA Kosovë ofron për zhvillim profesional dhe ndërtim të një karriere të qëndrueshme.
Përmes bashkëbisedimeve dhe prezantimeve tona, ndamë me pjesmarrësit vlerat, misionin dhe vizionin tonë për një ambient pune që promovon rritjen profesionale të çdo anëtari të ekipit.

