24-05-2018
FINCA Kosovë përkrah fondin e bursave për studentë të paprivilegjuar
FINCA Kosovë, përkrahu iniciativën e Universitetit Amerikan në Kosovë (RIT Kosova) për grumbullimin e fondeve me qëllim të sigurimit të bursave për studentë të talentuar, por që hasin në vështirësi financiare për të ndjekur studimet.
“Përkrahe rrëfimin e ardhshëm të suksesit” është quajtur Mbrëmja Gala që kishte sjell përfaqësues dhe partnerë lokal dhe internacional si dhe Gjeneralin Wesley Clark, i cili në fjalimin e tij shprehu kënaqësinë e tij për suksesin e arritur deri tani të këtij universiteti. Edhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë fjalimit të tij falënderoj miqtë amerikan që ju mundësojnë të rinjve të Kosovës për të studiuar dhe që bashkërisht të bëjmë Kosovën një storie të suksesshme.
FINCA Kosovë me përkrahje të këtij fondi u bë Sponsor i Artë i kësaj mbrëmjeje, duke dhuruar bursë një vjeçare për një studentë të dalluar.
Bursat për këta studentë të talentuar e që nuk kanë mundësi të studiojnë në R.I.T Kosova kanë një mundësi të jashtëzakonshme që do t’ua ndryshojë jetën përgjithmonë, duke u krijuar atyre mundësi studimi në njërin nga institucionet më të vlerësuara shkollore në vendin tonë.
FINCA Kosovë është e përkushtuar të ndihmojë të rinjtë në zhvillimin e tyre profesional, në mënyrë që edhe ata të kenë ndikim në zhvillimin e vendit.

