26-11-2025
FINCA Kosovë në Mbështetje të Komuniteteve përmes Edukimit Financiar
Bashkëpunimet që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe përfshirjen sociale janë një pjesë e rëndësishme e angazhimit të FINCA Kosovë. Partneriteti me organizatën Theideaspartner Ship përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt mbështetjes së komuniteteve në nevojë dhe fuqizimit të tyre përmes iniciativave konkrete.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, u organizua një trajnim për gratë e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, i fokusuar në bazat e edukimit financiar. Pjesëmarrëset fituan njohuri praktike mbi menaxhimin e buxhetit familjar, planifikimin financiar dhe rëndësinë e kursimit, si dhe diskutuan sfidat reale të përditshme.
Ky aktivitet reflekton përkushtimin e FINCA Kosovë për të promovuar edukimin financiar dhe për të krijuar mundësi të barabarta për të gjithë, duke kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme.
FINCA – të ndërtojmë të nesërmen së bashku.

