26-12-2024

FINCA Kosovë merr mirënjohjen vjetore “Mik i Fëmijëve 2024”

FINCA Kosovë merr mirënjohjen vjetore “Mik i Fëmijëve 2024” nga KOMF, për mbështetjen me 10 asistentë për fëmijët me aftësi të kufizuara, në kopshte dhe shkolla, për dy vite me radhë.

Udhëheqësja e Burimeve Njerëzore, znj. Hana Gashi Salihu, u shpreh se titulli ‘Mik i Fëmijëve 2024’ për FINCA Kosovë është shumë domethënës dhe emocionues. Ajo theksoi se mesazhi për korporatat është të mbështesin iniciativat që lehtësojnë integrimin e fëmijëve me autizëm në shoqërinë tonë.

Ky bashkëpunim me FINCA Kosovë dhe shoqatën e Autizmit vazhdon edhe këtë vit, duke mbështetur fëmijët me autizëm me një rritje të ndihmës: numri i asistentëve ka kaluar nga 10 në 15 asistentë.

FINCA Kosovë vazhdon të qëndrojë gjithmonë pranë, në mbështetje dhe zhvillim të komunitetit.