14-05-2018

FINCA Kosovë mbështet Festivalin Tradicional të Folklorit “ Anadrinia Jehon 2018”

FINCA Kosovë sponzoroi edicionin e 17-të, të Festivalit Tradicional “Anadrinia Jehon 2018”, e cila u organizua në fshatin Denjë të Rahovecit.

Për artdashësit e muzikës folklorike, ky festival u organizua në kuadër të javës së Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit.

FINCA Kosovë vazhdimisht përkrah aktivitetet kulturore në vend, duke dëshmuar që është institucion me përgjegjësi shoqërore dhe sociale.

Të ndërtojmë të nesërmen së bashku!