25-07-2018
FINCA Kosovë hap degën e re në Kaçanik
Drejtuesit e institucionit mikro-financiar Amerikan FINCA Kosovë, kanë përuruar fillimin e punës së degës së re në Kaçanik duke vazhduar zgjerimin e rrjetit të degëve për të qenë sa më afër klientëve të saj.
Në ceremoninë e hapjes të pranishëm ishin nën kryetari i komunës, përfaqësues nga komuna e Kaçanikut, respektivisht pjesëmarrës nga drejtorati i Bujqësisë dhe Financave, përfaqësues të lartë të Stacionit Policor, mysafirë dhe klientë të FINCA Kosovë nga rajoni i Kaçanikut.
Hapjen zyrtare të degës së re të Kaçanikut e bëri nënkryetari i komunës së Kaçanikut z. Ylber Bajra i cili në fjalimin e tij tha që “Sot është një dit e mirë për Kaçanikun, është një dit e mbarë sepse Kaçanikasit me FINCA-në kanë një përvojë shumëvjeçare, por fatkeqësisht është dashtë për nevoja të tyre te udhetojne në Ferizaj, kështu që nga sot jemi më afër”
Prerjën e shirit e bëri nënkryetari i komunës së Kaçanikut z. Ylber Bajra dhe anëtari i Bordit të FINCA Kosovës, Giorgi Mirotadze.
Rrjeti i degëve të FINCA Kosovë, numëron 26 degë, përfshirë edhe degën e re në Kaçanik.
Ky objekti i ri është i përgatitur sipas standardeve më të reja të afarizmit duke ofruar mundësi dhe mbështetje nëpërmjet fuqizimit të përfshirjes financiare, që rrjedhimisht kontribuojnë në gjenerimin e vendeve të reja të punës, stimulimin e bizneseve dhe agrobizneseve vendore duke i kontribuar kësisoj ekonomisë së Kaçanikut dhe Kosovës në përgjithësi.
Nënkryetari z. Ylber Bajra gjithashtu vlerëson angazhimin në fushën e përgjegjësisë sociale të FINCA Kosove.
FINCA, të ndërtojmë të nesërmen së bashku!

