22-05-2018

FINCA Kosovë fiton çmimin Bronz për Barazi në Punësim për LGBTIQ 2018

Kompania e rekrutimit “The HeadHunter”, organizoi mbrëmjen Gala “Indeksi i Barazisë në Punësim për LGBTIQ 2018” ku ishin të pranishëm mbi 100 personazhe nga kompanitë më të suksesshme në Kosovë.

Ҫdo vit, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Homofobisë, Transfobisë, dhe Biofobisë, grupi The Headhunter jep çmime për kompanitë të cilat kanë qenë shembullore në mbrojtjen e të drejtave dhe respektimin e dinjitetit të punë-kërkuesëve dhe të punësuarëve LGBTIQ. Indeksi LGBTIQ i Barazisë në Punë është një sistem renditjeje që përcakton sa sa i respektojnë kompanitë të drejtat dhe dinjitetin e personave LGBTIQ gjatë punësimit, trajnimit, zhvillimit dhe praktikave të punësimit në përgjithësi. Kjo është hera e parë që kjo njohje po mbahet në Kosovë.

Për më tepër, ai përllogarit përputhshmërinë e tyre me ligjet lokale të punësimit lidhur me argumentin. The Headhunter Group, ka vendosur ta ndërmarrë një Indeks të tillë si pjesë e angazhimit të saj për Përgjegjshmërinë Sociale të Kompanive dhe Diversitetit në Vendin e Punës.

Gjatë këtij aktiviteti u shpërndan çmime për kompanitë më të mira shqiptare dhe ndërkombëtare që operojnë në Kosovë, të cilat kanë mekanizmat më të mirë të anti-diskriminimit në vendin e punës ose përgjatë intervistave të punësimit për personat e komunitetit LGBTIQ.

FINCA Kosovë u nderua me çmimin bronz, të cilin e pranoi pas fjalimit Auberon Kelmendi Këshilltarë i Përgjithshëm në FINCA Kosovë i cili bëri thirrje për hartim të politikave të ndërtuara mbi vlerat e të drejtave të njeriut për përkushtim në diversitetin e vendeve të punës si dhe për mbrojtje dhe përkrahje të të drejtave dinjitoze të punëkërkuesve dhe të të punësuarve të komunitetit LGBTIQ.

Ky është viti i parë që ky aktivitet zhvillohet dhe është provuar të ketë ndihmuar shumë këtë komunitet si në sigurimin e vendeve të punës ashtu edhe në shmangien e diskriminimit në punët ku ata janë.
Ky mjet gjithashtu motivon kompanitë të ndryshojnë strategjitë e Burimeve Njerëzore dhe sistemet e raportimit në mënyrë që të jenë më të favorshme ndaj komunitetit LGBTIQ, apo ta bëjnë këtë pjesë të Strategjisë së Përgjegjësisë Sociale dhe të jetë krenar ta paraqesin si arritje të kompanisë.

FINCA, në vazhdimësi do të kontriboj në përmbushje të misionit të saj ku njëra ndër to përfshin edhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.