20-06-2025
FINCA Kosovë feston 25-Vjetorin në Biblotekën Kombëtare
Në një udhëtim me suksese dhe sfida mund të përmblidhet e gjitha në 25 vite përkushtim bashkëpunim dhe zhvillim të vazhdueshëm. Ky rast u transformua në një event të veçantë, ku të pranishëm ishin partnerë, bashkëpunëtorë dhe stafi ynë i jashtëzakonshëm, të cilët janë forca jonë levizëse ndër vite.
Atmosfera festive filloi me tinguj muzikorë, duke krijuar një ambient të veçantë mikpritës për të gjithë të ftuarit. Ku pastaj, vijuan fjalimet frymëzuese nga udhëheqësit tanë, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe rolin kyç që ka luajtur çdo individ në ndërtimin e asaj që jemi sot, si dhe në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për komunitetin.
Një nga momentet më domethënëse ishte shfaqja e dokumentarit jubilar, që solli një retrospektivë të ndjerë mbi sfida dhe arritjet e rrugëtimit përgjatë dy dekadave e gjysmë.
Emocionet u pasuruan më tej me performancën artistike të ansamblit “Zanat” si dhe me një ekspozitë të shkëlqyer me punime nga fëmijët e Shoqatës së Autizmit.
FINCA Kosovë do të vazhdojë të jetë e përkushtuar ndaj zhvillimit të komunitetit, edukimit financiar dhe zhvillimit social.





