18-12-2025

FINCA Kosovë dhe UNFPA – Përkrahje për Politika të Përgjegjshme Gjinore dhe Mirëqenie në Punë

FINCA Kosovë dhe UNFPA in Kosovo kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MOU) për të promovuar Politikat e Përgjegjshme Gjinore për Familjen dhe për krijimin e një mjedisi pune që mbështet mirëqenien e stafit. Ky bashkëpunim është realizuar falë përkushtimit të vazhdueshëm të FINCA Kosovë ndaj praktikave sociale të përgjegjshme, si dhe përmes bashkëpunimit me CSR Kosovo Network, ku FINCA Kosovë është anëtare aktive dhe kontribuon në iniciativa të përbashkëta për zhvillimin e komunitetit dhe promovimin e standardeve të qëndrueshme në vendin e punës.
Përmes këtyre iniciativave, FINCA Kosovë promovon praktika që mbështesin mirëqenien e stafit, barazinë dhe përfshirjen, duke krijuar një kulturë pune ku familja dhe puna ecin krah për krah, në përputhje me nevojat reale të stafit dhe komunitetit.
Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë Auberon Kelmendi, Anëtar i Bordit Menaxhues dhe Këshilltar i Përgjithshëm, Hana Gashi Salihu, Udhëheqëse e Burimeve Njerëzore, dhe Ylberina Morina Mala, Menaxhere e Qendrës për Mësim dhe Zhvillim, të cilët përfaqësuan vizionin e përbashkët të organizatave me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim.
Ky bashkëpunim nënvizon angazhimin e FINCA Kosovë për zhvillim social, përgjegjësi dhe promovimin e një ambienti pune gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.