17-12-2025
FINCA Kosovë – Dega në Mitrovicën e Jugut Zhvendoset në Lokacion të Ri
Për t’ju ofruar një përvojë më të mirë shërbimi, FINCA Kosovë ka zhvendosur degën e saj në Mitrovicë të Jugut në rrugën Ali Zeneli.
Ambientet e reja janë zgjedhur me kujdes për të siguruar më shumë komoditet, hapësirë dhe kushte të përshtatshme pune, në mënyrë që çdo klient të përfitojë shërbim cilësor, të qetë dhe profesional.
Në lokacionin e ri, ekipi ynë vazhdon të jetë pranë jush me të njëjtin përkushtim, duke ofruar zgjidhje financiare që i përgjigjen nevojave tuaja reale.
Ju falënderojmë për besimin dhe ju mirëpresim në ambientet tona të reja në Mitrovicë.
FINCA Kosovë – të ndërtojmë të nesërmen së bashku.




