15-07-2009

FINCA në Workshop

FINCA Kosovë morri pjesë në një workshop të organizuar nga AMIK (Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës) dhe e mbështetur nga BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim) ku temë kryesore ishte transformimi i MFI ne Bankë. Ky workshop ishte nën përkujdesin e përfaqësuesve të Institucioneve Mikorfinanciare në Kosovë, përfaqësuesve qeveritar dhe temë kryesore ishin pikat referuese për transformimin e MFI ne banka. Këto pika u prezantuan nga Ministria e Financave, Ministria e Shërbimeve publike, Banka Qendrore dhe AMIK-u. Këto pika referuese ishin të aprovuara nga Drejtori i Bankës Qendrore Hashim Rexhepi, Ministri i Financave Ahmet Shala dhe Ministri i Administratës Publike Arsim Bajrami. FINCA Kosova ka qenë një ndër krijuesit dhe është anëtar aktiv në AMIK sikurse edhe pjesëmarrës shumë aktiv në këtë workshop, ku Ella Beavers, Drejtoreshë e FINCA Kosovës, ishte kontribuese në përpunimin e këtyre pikave. Ne këtë workshop gjithashtu kanë qenë të pranishme edhe mediat Kosovare të cilët kanë përcjellur paraqitjet e përfaqësuesve