03-07-2013
FINCA në revistën – The Kosovo Banker
Me datën 3 korrik 2013 Shoqata e Bankave të Kosovës ka shpërndarë 10,000 revista informuese ‘’The Kosovo Banker’’ përmes gazetës ‘’Koha Ditore’’
Revista informuese për industrinë bankare në Kosovë “The Kosovo Banker” është botimi i Shoqatës së Bankave të Kosovës e cila bashkpunon ngusht me Qeverinë dhe Bankën Qendrore të Republikës së Kosoves si dhe me mediat dhe opinionin publik. Kjo revistë botohet dy herë në vit për ta informuar publikun lidhur me industrinë bankare.
Në këtë revistë punohen tema të ndryshme rreth zhvillimeve dhe aktiviteteve të ndryshme në industrin financiare të Kosovës. Gjithashtu kjo revesitë do të përmbajë shkrime nga autorë dhe ekspertë të huaj rreth aktiviteteve të ndryshme në sektorin bankar.
Krahas logove të bankave të tjera, në faqën e parë të kësaj reviste është publikuar edhe logo e FINCA-së si anëtarë i asociuar i Shoqatave Bankare të Kosovës.
Kjo ka mundësuar që të bëhet promovimi dhe informimi sa më i mirë i FINCA-së përmes revistave të njohura në sektorin financiar, sic është kjo e shoqatës së bankave të Kosovës

