06-10-2013
FINCA në panairin ndërkombëtar të agrobiznesit
FINCA Kosovë morri pjesë në panairin ndërkombëtar të agrobiznesit AGROKOS 2013 që organizohet për herë të 13-të më radhë. Ky panair u mbajt nga 2 deri në 5 tetor, i organizuar nga CEO së bashku me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
AGROKOS tani më ka krijuar një traditë si një panair i profilizuar në bujqësi, i cili po zhvillohet dhe po masivizohet nga viti në vit me ngjarje për promovimin e produkteve dhe shërbimeve në këtë sektor të rëndësishëm ekonomik. Avantazhi i pjesëmarrjes së kompanive në ekspozitën e AGROKOS është shumëdimensional dhe gjeneron rezultate pozitive duke pasur parasysh se ekspozuesit në këtë panair do të kenë si vizitorë në stendat e tyre një klientelë adekuate të cilët operojnë brenda sektorëve të tyre.
Në këtë panair pati vizitorë të niveleve të ndryshme duke përfshirë këtu edhe zyrtarë të lartë të qeverisë, udhëheqës kompanish, përfaqësues të institucioneve të ndryshme financiare dhe civile. Poashtu, mediat nacionale e kanë përfshirë këtë ngjarje në rrjetin e tyre të informimit gjatë gjithë kohës.
FINCA Kosovë ka pasur stendën e saj promovuese në hyrje të panairit, të dizajnuar dhe rregulluar veçanërisht për këtë rast, ku vizitorët kanë pasur rastin të informohen rreth produkteve kreditore, e posaçërisht për kredinë bujqësore.
Njëkohësisht, FINCA ka vendosur dy faqe të plota reklamimi në katalogun e panairit Agrobiznesit, i cili i është shpërndarë të gjithë vizitorëve të panairit

