14-05-2010
FINCA në Javën Evropiane
FINCA Kosovë morri pjesë në Javën Evropiane të NVM-ve Kosovare.
FINCA Kosova, në kuadër të Shoqatës së Bankave të Kosovës, morri pjesë në ‘ Javën Evropiane të NVM-ve Kosovare’, e cila ishte organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Java evropiane ka filluar të implementohet nga 6 deri 14 Maj 2010 dhe paraqet fushatën për informim, këshillim dhe mbështetje të ndërmarrësve që të zhvillojnë aktivitetet e tyre në nivel evropian, kombëtar dhe nivel lokal.
FINCA u paraqit me stendë dhe material promovuese gjatë tërë ditës së mërkure, me 12 Maj, 2010 në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.
FINCA ka bërë promovimin e produkteve kreditore për të gjithë vizitorët gjatë ditës ku morrën pjesë studentë, sipërmarrës, biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha.
Pjesëmarja jonë në javën Evropiane të NVM-ve Kosovare – 2010 do të ndihmojë dhe kontribojë në zhvillimin e NVM-ve, përmes prezantimit të produkteve që FINCA ofron këtij sektori

