23-12-2011

FINCA në Panairin e Biznesit të Vogël

Panair 4-ditori i Biznesit të Vogël u mbajt nga 29 nëntor deri më 2 dhjetor, në Qendrën e Panaireve në Fushë-Kosovë.

Panairi u organizua nga Agjencia për Mbështetjën e NVM-ve, agjenci e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në partneritet me Odën Ekonomike të Kosovës, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me partnerët strategjikë: Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Dogana e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Aleanca Kosovare e Biznesit, dhe Agjencitë për Zhvillim Rajonal Qendër-Lindje-Veri-Jug dhe Perëndim.

Panairi i Biznesit te Vogël kishte për qëllim mbështetjën e zhvillimit të sektorit privat, si dhe informimin mbi atë se çfarë ofrojnë autoritetet dhe donatorët në mbështetje të biznesit, dhe në të njejtën kohë prezantimin e veprimtarisë së 25 shoqatave të biznesit.

FINCA në këtë panair ishte bashkëpjesmarrëse në kuader të AMIK-ut (Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës), e ftuar si ekspozuese nga Oda Ekonomike e Kosovës, se bashku me 12 anëtarët e saj.

Të pranishëm në këtë panair ishin: Granit Berisha, Kryeshef i Agjencisë për Mbështetjën e NVM-ve, përfaqsues nga qeveria e Kosovës ishte Ministeri i Financave Bedri Hamza, Safet Gërxhaliu, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, si dhe Garland Boyette, përfaqësues i projektit të BE-së në mbështetje të Agjencisë për Mbështetjen e NVM-ve.

”Ditët e Biznesit të Vogël” përmbyllën aktivitetet për vitin 2011, i cili shënoi një format të veçantë të ndërveprimit në mes të komunitetit të biznesit dhe autoriteteve, shoqatave dhe donatorëve të këtij sektori