20-07-2009
FINCA në Darkë e Lamës
Për herë të tretë u organizua darka e Lamës ne Gjakovë, ku pjesmarres ishin afer 550 persona apo 420 Fermer. Hapjen solemne te darkes e beri Kryetari i komunes Dr.Pal Lekaj dhe drejtori i Agrokultures ne Gjakovë , Ismet Isufi. Po ashtu prezent ishin përfaqesues të Ministrisë së Bujqësisë dhe të USAID-it, si dhe OJQ-të: Agrohasi, Agroblegtori, Agrodoli, Dushkaja etj. Prezent ishin edhe përfaqësuesit e të gjitha bankave që veprojnë në komunën e Gjakovës, bizneset të cilat morrën pjesë me prodhimet e tyre bujqësoro-blegtoriale. Në këtë manifestim u shpërblyen 19 fermerë të cilët ishin rekorderë për vitin 2009 në Gjakovë. Në këtë darkë ishte prezente edhe FINCA me stenden e saj ku bëri promovimin dhe prezantimin e produkteve, shpërndarjen e broshurave etj, me ç’rast interesimi i fermerëve ishte shumë i madh. Gjatë kësaj ceremonie, përfaqësuesit të FINCA Kosovës iu dhurua një mirënjohje nga Kuvendi Komunal përkatësisht nga drejtoria e Agrokulutrës –Gjakovë. Të pranishëm ishin mediat e shkruara: Koha Ditore, Zëri, Gjakova Press, si dhe mediat Elektronike: TV – Syri , TV 21 , RTK, Radio Gjakova, Radio Pandora

