23-06-2009
FINCA në DOKUFEST
Në emër të FINCA Kosovës, Ella Beavers ka shpallur fituesin në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtë, i realizuar nga regjisori Karchi Perlman i Hungarisë “Vacsora -The Dinner” dhe shpërbleu me shpërblimin prej 1000 Eurove. Në të njejtin kohë Znj. Beavers shpalli nominimin special nga Juria e DOKUFEST-it për filmin “Koramal – The Grass Snake” nga Azerbajxhani nga regjisoret Khayyam Abdoullayev dhe Elmaddin Aliyev.
FINCA edhe në ketë vit sikurse edhe viteve tjera, vazhdon të jetë sponsor i festivalit ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurt ‘DOKUFEST’ dhe si rezultat FINCA ka fituar statusin ‘Sponsor Tradicional’. Për ketë dhe për gjëra tjera flet Drejtoresha e FINCA-së Ella Beavers në intervistën dhëne në ‘DokuDaily’ .
DokuDaily: Përkundër krizës financiare edhe sivjet keni vendosur që t’a përkrahni DOKUFEST-in?
Beavers: Si sponsor i këtij festivali që nga themelimi i tij, FINCA e ndien vetën si pjesë të kësaj familjeje. Anëtarët e familjes duhet të jenë përgjegjës për njëri tjetrin si në dite progresive po ashtu edhe në dite krizash. Fakti që në botë është një krize financiare e cila është ndjere edhe në Kosovo nuk duhet të na demoralizoje por duhet të na bëjë më të fortë. Dokufesti është një eveniment i rëndësishëm kulturor që hap shpirtin e popullit dhe sjell gëzim në familjet Kosovare dhe është edhe më i rëndësishëm në kushte krize sepse ndikon positivisht dhe psikologjikisht. Pra pavarësisht prej efektit të krizës globale, ne si FINCA mundohemi që sa më shumë të përkrahim DOKUFESTIN cili tashme e ka marrë formën e një festivali tradicional si dhe ajo që është me e rëndësishmja njihet edhe si një festival ndërkombëtar.
DokuDaily: FINCA vazhdon të jetë sponsor tradicional i DOKUFEST-it. Pse?
Beavers: FINCA e përkrah DOKUFEST-in qe 8 vite dhe do të vazhdon të jetë sponsor tradicional. FINCA dhe DOKUFEST-i kanë një zhvillim të ngjashëm, të dyja këto kanë filluar aktivitetin e tyre me ekipe modeste mirëpo tani pas 8 vitesh si FINCA ashtu edhe DOKUFEST e kanë rritur aktivitetin e tyre , janë pritur mirë nga qytetaret si dhe që të dy këto entitete bëjnë punë shumë profesionale.
DOKUFEST është një prej aktiviteteve kryesore kulturore në Kosovë, që ne vetë ngërthen kombe të ndryshme, si në nivelin kulturor ashtu edhe atë intelektual, jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Prandaj FINCA ka kënaqësinë që të jetë pjesë e këtij projekti me mbështetjen e ofruar në pikëpamjen financiare.
DokuDaily: Jeni me DOKUFEST-in që nga fillimi. Si e vlerësoni zhvillimin e festivalit?
Beavers: Ky eveniment sfidon kufijtë dhe i sjell popujt dhe kulturat e ndryshme në një salle dhe ne jemi shumë krenar te shohim një zhvillim the ritje të reputacionit të DOKUFEST-ti në botë. Unë e konsideroj ketë zhvillim të DOKUFEST-it si një shenjë që bota po e vlerëson Kosovën si një shtet të pavarur me kulturën e vet, me identitetin e vet dhe që është në gjendje të organizoje evenimente të tilla të rëndësishme ndërkombëtare.
DokuDaily: Çfarë risish sjell FINCA në DOKUFEST?
Beavers: FINCA vazhdon të jetë prezent në DOKUFEST jo vetëm me ndihmën financiare mirëpo edhe me anë të ndihmës së dhënies së vullnetareve për t’a ndihmuar mbarëvajtjen e punës së DOKUFEST-it. Qe nga fillimi i festivalit FINCA ka qenë sponsorues i aktivitetet që ta përkrahin punën nga aspekti i vullnetarëve të rinj. Na besojmë që ata janë esenca e zhvillimit të punës ekipore, solidaritetit, marrjes së përgjegjësisë, dhe sipas mendimit tim, vullnetarizmi është “shpirti” i këtij festivali si dhe mund të them se është njëri prej disa tipareve qe e dallon ketë festival nga të tjerët

