30-09-2011

FINCA në Panairin Financiar

Panairi Financiar, i organizuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës u mbajt për herë të katërt në Kosovë me 29-30 shtator 2011 në Hotel Grand, në Prishtinë.

Në këtë panair morrën gjithsejt 28 ekspozues dhe përfaqsues të të gjitha bankave komerciale në Kosovë, institucioneve finaciare dhe kompanive tjera që janë ofrues të shërbimeve financiare.

Panairi Financiar konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme ekonomike e cila lehtëson promovimin e kompanive shërbyese, me fokus të veqantë në ofertën financiare të ofruar nga institucionet financiare në vend.

Në grupin e Institucioneve Financiare pjesmarrëse e këtij panairi ishte edhe FINCA Kosovë, e cila tërhoqi një numër të madh të vizitorëve.

Ndër vizitorët kryesor të Panairit Financiar ishin përfaqsues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si: zyrtarë nga qeveria e Kosovës, banka qendrore, administrata tatiomore, auditorë dhe kompani të tjera private që shprehën interesimin e tyre të dinë më shumë për veprimtarinë e FINCA Kosovës, e cila tregoi një pjesëmarrje të suksesshme.

Panairi Finaciar 2011, u ndoq edhe nga mediat televizive dhe ato të shkruara, të cilat përcollën nga afër rrjedhën e ngjarjeve të Panairit, ku pjesë e këtyre pamjeve ishte edhe FINCA Kosovë.

Qellimi i panairit financiar ishte rritja dhe zhvillimi i kontakteve ndërmejt institucioneve financiare, biznesore, agjencive kontribuese, investitorëve dhe klientëve dhe krijimi i një ambienti të mirë bashkpunimi, kontribuese në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Këtë vit panairi financiar organizoi dy konferenca të cilat u diskutuan nga panelistët e përzgjedhur enkas për temat e paraqitura, me titull: Normat e Interesit në Sistemin Bankar të Kosoves dhe Klima e Biznesit