04-09-2007

FINCA Kosovë dhe SDC me Projekt për Finansimin të Grave

Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe FINCA Kosovë e kanë organizuar ceremoninë e dorëzimit të projektit të financimit të grave në Prishtinë.
Në këtë ceremoni mes pjesëmarrësve gjithashtu ishin të pranishëm përfaqësuesit e agjencive ndërkombëtare lokale dhe të qeverisë, përfshirë edhe përfaqësuesit e mediave.
Hapjen e bëri Drejtori i zyrës bashkëpunuese zvicerane në Kosovë, z. Mirko Manzoni. Pastaj z-sha Blerta Qerimi, koordinatore e Asociacionit të institucionit të Mikro-financave në Kosovë e ka bërë prezantimin për zhvillimin e institucionit të mikro-financave në Kosovë. Në fund, Krye-zyrtari i operimeve të FINCA Kosovës, z. Engyl Pallusha e mbajti fjalimin përfundimtar ku ai e përshkroi projektin e financimit të grave në Kosovë.
Me këtë projekt, SDC ka ndihmuar në implementimin e projektit të financimit të grave në bashkëpunim me FINCA-në e Kosovës si partner implementues. Qëllimi projektit ishte financimi i femrave ndërmarrëse për të filluar bizneset e reja dhe për përparuar bizneset ekzistuese.
Ky projekt është implementuar me sukses nga FINCA e Kosovës nga data 01.010.2004 deri më 31.12.2006. Që nga implementimi më 31 dhjetor, 2006, FINCA Kosovë ka akorduar 2.024 hua me vlerë prej 1,909,600. Shuma e gjithmbarshme e huave i është akorduar fermave të etnive të ndryshme.