24-09-2014
Panairi Financiar 2014
Me 23 dhe 24 Shtator, është mbajtur Panairi Financiar, i cili organizohet nga Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK),
Panairi ishte mbajtur në Swiss Diamond Hotel, Prishtinë, ku të gjitha institucione financiare komerciale ishin të pranishme, si dhe FINCA si e vetmja mikrofinancë pjesëmarrëse.
Panairi Financiar është ndër ngjarjet më të rëndësishme vjetore të sektorit financiar me qëllim të ekspozimit të produkteve dhe shërbimeve të ndryshme.
Si dhe organizimit të konferencave dhe punëtorive me tema prioritare për ekonominë e vendit dhe sektorin financiar në veçanti.
Drejtori i Shoqatës së Bankave, Petrit Balia ka thënë së Panairi Financiar është me i rëndësishëmi i sektorit financiar në Kosovë.
Perveç ekspozimit të produkteve dhe të shërbimeve, panairi ishte nikoqir i konferencave, forumeve dhe punëtorive të cilat kishin bërë bashkë disa nga udhëheqësit më prominent të biznesit dhe zyrtarë publik për të diskutuar çështjet me prioritet për sektorin financiar dhe ekonominë në Kosovë.
Temat e diskutuara në këtë panair ishin:
-Zbatimi i kontratave dhe qasja në financa;
-Si të bashkëpunojmë me bankat për një normë më të mirë të interesit?
-dhe, risku në mjedisin financiar dhe kredit riskut

