07-09-2014

Festa e Vjeljes së Rushit 2014

Me datë 7 Shtator 2014 u shënua ceremonia e vjeljes së rrushit në Komunën e Rahovecit. Në këtë ditë, FINCA Kosovë morri pjesë në festën tradicionale të Rahovecit ‘Festa e Vjeljes së Rrushit’.

Gjate gjithë ditës së festës, vizitoret në Rahovec kanë pasur mundësi që të shohin dhe provojnë produkte të rrushit dhe verëra të ekspozuara. Me tavolinën e saj promovuese, FINCA Kosovë, gjatë festës ka ofruar informata për të gjithë vizitorët rreth produkteve të saj, me theks të veqantë produktin e Bujqësisë, ku fermerëve të vegjël u është ofruar mundësia të marrin kredi dhe të përkrahin fushën e sektorit bujqësor.

Para të pranishmeve foli kryetari i komunës Idriz Vehapi i cili përveç urimeve, vreshtarëve të Rahovecit në të ardhmen iu premtoi ndihmë më të madhe nga komuna. Kjo festë u prit me disa aktivitete të tjera ndër të cilat edhe gara tradicionale në vjeljen e rrushit. Po ashtu ka pasur shumë shpërblime si Vreshtari më i Mirë, dhe Miss Mbretëresha e Rrushit dhe shumë mirënjohje të tjera.