24-03-2023
Faza e dytë e trajnimeve FemEdu
FINCA Kosovë vazhdoi me fazën e dytë të trajnimit FemEdu, për klientet gra, gratë ndërmarrëse dhe gratë të interesuara për zhvillimin e njohurive të tyre, në qytetin e Gjilanit, Ferizajit, dhe Prishtinës.
Ky trajnim u realizua në bashkëpunim me Institutin e Ndërmarrësisë dhe Bizneseve të Vogla “IESB”, nga Prof. Dr. Besnik A. Krasniqi, dhe ligjeruesi Ali Lushi.




