21-10-2015

Dita Europiane e Mikrofinancës

Institucionet Mikrofinanciare të Kosovës shënuan 20 tetorin – Ditën Europiane e Mikrofinancës. Kjo ditë synon rritjen e ndërgjegjësimit për mikrofinancën si një mjet për të luftuar përjashtimin social dhe papunësinë dhe shënohet për herë të parë në Kosovë sikurse edhe në Europë.

Në shënim të 20 tetorit, Shoqata e Mikrofinancave në Kosovë dhe Institucionet Mikrofinanciare të Kosovës kanë mbajtur ceremoninë e shpërblimeve për klientët që kanë bërë ndikim në ekonomitë e tyre familjare. Në këtë organizim të pranishëm ishin edhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe donatorëve.

Në këtë ngjarje të pranishmëve me një fjalë rasti ju drejtua Drejtori i Bordit të Shoqatës së Mikrofinancave në Kosovë, Z. Vahdet Anadolli. Në fjalën e tij Drejtori i Bordit theksoj se institucionet mikrofinanciare që 15 vite kontribuojnë në zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës, duke përkrahur familjet dhe bizneset përmes kredive të vogla me procedura të thjeshta. Ai po ashtu theksoi se Institucionet Mikrofinanciare “marrin kredi për të dhënë kredi” dhe nënvizoi se nga themelimi rreth 400 mijë familje dhe biznese janë shërbyer nga Institucionet Mikrofinanciare. Në fund Z. Anadolli theksoi nevojën për një kornizë më të favorshme rregullatorë për sektorin mikrofinanciar.

Në fjalimin e tij, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Z. Bedri Hamza theksoi se mikrofinancat janë shumë të rëndësishme për përfshirjen financiare dhe kreditimin e shtresave te margjinalizuara të shoqërisë. Po ashtu ai nënvizoi përpjekjet e Bankës Qendrore për të ofruar një ambient rregullator që do të shërbejë si bazë për norma më të ulta interesit.

Gjatë vitit 2015, sektori mikrofianciare ka ndarë afro 50 mijë kredi në mbarë Kosovën dhe shpërndarë rreth 65 million Euro në të gjithë sektorët. Kredia mesatare është rreth 1,100 Euro.

Gjatë ceremonisë, çmime speciale u dhanë nga çdo institucion për klientët e saj që kanë bërë ndikimin më të madh në familjet dhe bizneset e tyre. Janë dhëne tre çmime dhe fituesit nga FINCA ishin:

1. Cmimi për klientin më të mirë në sektorin bujqësor – fituesi ishte Z. Xhevat Uka, një klient me reputacion mjaft të fuqishëm, jo vetëm në Ferizaj, por edhe më gjërë. Klienti po ashtu është një ndër 10 personat që është cilësuar si bujku më i mirë në Kosovë.

2. Klienti me ndikimin më të madh për punësim – fituesi ishte Z. Murat Gashi, i cili zotëron një tokë të madhe druajnë mollë. Ky punëson rreth 500 punëtor përgjatë sezonit të vjeljes së mollëve dhe për atë se pemishtja e tij i ndihmon që të jenë njerëz më të mirë.

3. Cmimi për ngjarjen më të mirë të klientës femër – fituesja ishte Znj Musherete Olluri, kjo kliente është përzgjedhur sepse është një nënë e vetëm e përkushtuar, një nënë e cila lufton çdo ditë në përmirësimin e biznesit dhe jetës së familjes së saj. Është nënë e vetëm me 5 fëmijeve dhe ka hapur një dyqan të vogël me financim nga FINCA për t’i shkolluar fëmijet e saj