21-03-2025

Dita e Pranverës

Stafi ynë sot shënoi Ditën e Pranverës me një aktivitet të vogël, por me domethënie të madhe për mjedisin!

Në shenjë përkushtimi ndaj natyrës dhe komunitetit, ekipi ynë mori pjesë në një nismë simbolike të gjelbërimit, duke mbjellë disa bimë para degës sonë në Podujevë.

Kjo iniciativë jo vetëm që kontribon në krijimin e një hapësire më të bukur dhe të shëndetshme për të gjithë, por përforcon dhe anagazhimin tonë për një të ardhme më të mirë.