23-09-2014
Dita e Mollës
Në kuadër të manifestimit tradicional “Dita e Mollës” me 23 Shtator, në fshatin Kovragë të Komunës së Istogut, zyrtarisht filloi vjelja e mollëve.
Organizimi i këtij manifestimi u bë nga shoqata “Pema” në Kovragë, nën patronatin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Komunës së Istogut, ku në mes të shumë bankave dhe IMF të tjera, e pranishme ishte edhe FINCA Kosovë.
Me tavolinën e saj promovuese, FINCA Kosovë, gjatë festës ka ofruar shumë informata për të gjithë vizitorët rreth produkteve të saj, me theks të veqantë produktin e Bujqësisë.
Pjesmarrës në këtë manifestim ishte edhe Kryetari i istogut Haki Rugova i cili tha se manifestimi kakarakter tradicional dhe se përkrahja e komunës për fermeret do të vazhdojë, dhe perveç tjerash ai gjithashtu falenderoi FINCA dhe institucionet e tjera financiarepër përkrahje të bujqëve të kësaj ane.
Në vazhdim të ditës,Drejtori i Bujqësisë, Januz Kabashi bëri shpërndarjen e mirënjohjeve dhe shpërblimevepër fermerët më të dalluar të kësaj ane.

