09-06-2025
Dita e Fëmijëve në FINCA Kosovë
Muaji Qershor dhe 25-vjetori i FINCA Kosovë nisën me një festë të veçantë, të dedikuar për fëmijët e stafit tonë sepse ata janë e ardhmja jonë! Në këtë ditë të mbushur me buzëqeshje, lojëra dhe shumë dashuri, sollëm atmosferë gëzimi në ambientet tona, duke festuar jo vetëm Diten Ndërkombëtare të fëmijëve, por edhe lidhjen e fortë që kemi si komunitet.
Ky organizim i ngrohtë është një kujtesë e vlerave tona me përkushtim ndaj familjes, solidaritetit dhe ndërtimt të një të ardhmeje më të mirë për brezat që vijnë. Me këtë fillim të gëzueshëm, hapëm muajin e festimeve për 25 vjetorin e institucionit tonë dhe vazhdojmë dhe kultivojmë një kulturë organizative ku dashuria dhe kujdesi janë themel i çdo suksesi.
Të ndërtojmë të nesërmen së bashku!





