09-10-2009

Drejtoresha e FINCA’s në takim me Ministrin e Jashtëm Austriak

Të premten me 9 Tetor, Ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger vizitoi Kosovën ku e takoj përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës si Presidentin, Kryeministrin, persona të lartë vendor dhe po ashtu edhe Drejtoreshën e FINCA’s për Kosovë Znj. Ella Beavers. Gjatë takimit të tij në Kosovë, zt. Spindelegger takoi Drejtoreshën e FINCA-s për Kosovë Ella Beavers në zyrën e Ambasadës Austriake në Prishtinë. Në këtë mbledhje, Znj. Beavers e informoi Ministrin e Jashtëm për aktivitetet e FINCA-s në Kosovë dhe e për kontributin që qeveria e Austrisë ka dhënë për zhvillimin e mikrofinancave dhe ne përgjithësi sektorit financiar në Kosovë. Ky bashkpunim në mes të FINCA-s dhe Austrisë do te fokusohet në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Takimi u zhvillua në një ambient miqësor dhe në të njëtën kohë Znj. Beavers i dhuroi një suvenir me logon e FINCA-s, e cila është e punuar enkas, me gurët e kristaltë të Kosovës dhe është e punuar nga prodhuesit vendor. Takimi në mes të drejtoreshës së FINCA Kosovës Znj.Beavers dhe Ministrit të Jashtëm Austriak Z. Spindelegger është mbuluar nga mediat vendore dhe ndërkombëtare duke përfshirë edhe gazetën më të madhe kombëtare Austriake “Kronenzeitung’