22-10-2025

Ceremonia e Ndërrimit të Lokacionit të Degës në Deçan – Tetor 2025

Dega jonë në Deçan ka hapur dyert në lokacion të ri, në rrugën Sali Çeku.
Ftojmë të gjithë klientët të vizitojnë adresën e re dhe të përfitojnë nga shërbimet tona financiare, me qasje më të lehtë dhe komode, si dhe shërbim të shpejtë dhe profesional nga stafi ynë i përkushtuar.
Objektet e reja janë pjesë e procesit të standardizimit të degëve të FINCA-së dhe reflektojnë angazhimin tonë për të ofruar shërbime financiare cilësore dhe të besueshme për komunitetin.
Dega jonë ju mirëpret çdo ditë pune nga ora 08:30 deri në 16:30.

FINCA – të ndërtojmë të nesërmen së bashku.