01-09-2016
Ceremonia e hapjës së degës së Mitrovicës
Në realizimin e Misionit për të siguruar qasje në shërbime financiare ndërmarrësve të vegjël dhe të mesëm në segmentin e bujqësisë dhe biznesit si shtylla të ekonomisë vendore, FINCA Kosovë më 29 Gusht ka bërë hapjen e zyrës edhe në qytetin e Mitrovicës, duke e zgjeruar rrjetin e degëve të saj për të qenë sa më afër klientëve të saj.
Në ceremoninë e hapjes të pranishëm ishin klientë të FINCA Kosovës, përfaqësues nga institucionet mikrofinanciare, si dhe Menaxherë nga Zyra Qendrore FINCA-së dhe stafi nga Dega e Mitrovicës dhe Skenderajt.
Shiriti është prerë nga ana e Menaxherit Regjional të FINCA-as dhe Menaxherit të degës së Mitrovicës të cilët përshëndetën të pranishmit dhe mbajtën një fjalim të shkurtë duke ju dëshiruar sukses stafit të FINCA-as në punën e mëtutjeshme dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës, duke i kontribuar kësisoj ekonomisë së Mitrovicës.

