15-03-2013
Business loans with 0% disbursement fee
Klientët e FINCA Kosovës tash e tutje nuk kanë nevojë të paguajnë shpenzimet administrative për kreditë biznesore.
Përgjatë jetësimit të misionit tonë, FINCA Kosovë është duke shkuar edhe më tutje në mbështetjen e ndërmarrësve biznesor të vegjël dhe të mesëm, dhe është duke iu mundësuar qasje në mjetet financiare shumë të nevojshme, me qëllimit të krijimit të vendeve të punës, aseteve dhe për të përmirësuar jetësen e tyre. Që nga Marsi 2013, klientët e FINCA Kosovës nuk kanë nevojë të paguajnë shpenzimet administrative për kreditë biznesore.
Ndryshimet nuk rreshtin këtu. FINCA-Kosovë ka krijuar një mekanizëm për të shpërblyer klientët e saj të shkëlqyeshëm dhe klientët besnik.
Qëllimi i këtyre ndryshimeve është të jemi edhe më afër klientëve tonë dhe t’i përmbushim nevojat e tyre në këto kohëra sfiduese, duke ua bërë klientëve me të lehtë të kualifikohen për kredi dhe duke hequr shpenzimet administrative për kreditë biznesore.
Për informata ma të hollësishme, ju lutem na kontaktoni apo vizitoni degën më të afërt të FINCA-s

