24-11-2014
Panairi i Biznesit në Kosovë
Këtë javë është hapur panairi i biznesit në Prishtinë, ku morrën pjesë shumë kompani të ndryshme të prodhuesve vendor dhe të rajonit. Për herë të parë, ky panair ishte i organizuar nga Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës në Pallatin e Rinisë, Prishtinë.
Në këtë panair, në mesin e kompanive të ndryshme, bizneseve të vogla dhe të mëdha, institucioni mikrofinanciar amerikan FINCA ishte e vetmja kompani që mori pjesë nga sektori financiar.
FINCA kishte shumë sukses në promovimin e produkteve të saj, sidomos në produktin e kredive të Biznesit dhe Agrobiznesit.
Në hapjen e panairit, ishin pjesëmarrës Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë Ismet Mulaj dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, i cili theksoi se Kosova nuk mund të integrohet në Evropë pa ekonomi dhe se integrimi, siç ka thënë ai, duhet të bëhet përmes ekonomisë.
Institucioni FINCA përkrah bizneset e vogla dhe të mesme, dhe pjesëmarrja në këtë panair tregon se jemi më afër tyre

