22-10-2026

Sesion Ndërgjegjësues për Tetorin Rozë

Më 21 tetor, FINCA Kosovë, në bashkëpunim me AMC-në (Action for Mothers and Children), organizoi një sesion ndërgjegjësues për kancerin e gjirit, në kuadër të Tetorit Rozë – muajit që i kushtohet rritjes së ndërgjegjësimit për këtë sëmundje dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin e gjirit.
Sesioni u zhvillua në format të kombinuar, me pjesëmarrje fizike dhe online, duke u mundësuar edhe rreth 70 pjesëtarëve të stafit të FINCA-s që t’i bashkoheshin virtualisht këtij aktiviteti.
Gjatë sesionit, Dr. Atdhe Agaj ndau informacione dhe njohuri të rëndësishme nga aspekti mjekësor, duke trajtuar rëndësinë e ndërgjegjësimit, kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit. Përmes një bashkëbisedimi të hapur, pjesëmarrësit patën mundësinë të parashtronin pyetje dhe të merrnin përgjigje të vlefshme, duke thelluar njohuritë e tyre për këtë çështje shëndetësore.
Përmes aktiviteteve të tilla, FINCA Kosovë vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj ndaj mirëqenies së stafit, duke promovuar informimin, parandalimin dhe një kulturë të kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin.
Zbulimi i hershëm shpëton jetë.