09-11-2007
BMDP Trajnimi në Kosovë
Akademia Zhvillimore Euro-Aziatike FINCA (FEDA), që vepron nën mbikëqyrjen FINCA në Euro-Azi të përfaqësuar nga Xhon Jankura, në koordinim me Ekipin Menaxhues të Vendit e kanë filluar trajnimin në Programin Zhvillimor të Menaxherëve të degës (BMDP) në FINCA Kosovë.
Modulet funksionale (1, 7-12) do të prezantohen në Prizren prej 16-20 tetor në Kosovë, në nivelin vendor të menaxhimit të cilët menduan që materiali funksional i modulit (si zbatimi i rregullave, leximi dhe interpretimi i pasqyrave financiare, bashkë me planifikimin dhe veprimtaritë organizative) ishin urgjentisht të rëndësishme për nevojat e degës së tyre dhe të Menaxherëve Kreditor. Gjashtëmbëdhjetë Menaxherë programi do të marrin pjesë në trajnimin 5 ditor.
Drejtori Vendor i FINCA Kosovës, Stefan Martiniak, iu drejtuar pjesëmarrësve dhe e shprehu përkrahjen tij për programin, ditën e parë të trajnimit. COO Engyl Pallusha luajti një rol aktiv në trajnime duke punuar me Xhonin për u përkujdesur që materiali ishte me rëndësi të drejtpërdrejtë për strategjinë e FINCA Kosovës dhe veprimtaritë ditore. Udhëheqësja e Burimeve Njerëzore Elvan Karjagdiu, Menaxherja financiare Agnesa Vezgishi dhe F/I këshilltarja Olga Sedykh i kontribuuan trajnimit gjithashtu.
Me modulet menaxheriale, shumë nga degët lokale dhe të Menaxherëve Kreditor do ta kryejnë fazën I të BMDP-së (12 module). Pjesëmarrësit i këmbyen idetë dhe përvojat dhe krijuan plane individuale veprimi për implementimin e asaj që kanë mësuar. Trajnimi plotësues përfshinë plotësime e rregullta me e-mail dhe diskutimet mes pjesëmarrësve dhe planet për mbajtjen e trajnimeve nëpër zyrat e tyre.

