06-05-2026

Aktiviteti i dhurimit të gjakut

Edhe këtë vit, FINCA Kosovë iu bashkua iniciativës “Dhuro gjak, shpëto jetë”, duke i kushtuar vëmendje rëndësisë së solidaritetit dhe kontributit në komunitet.

Përmes kësaj iniciative, stafi ynë u bë pjesë e një akti të thjeshtë, por me ndikim të madh, dhurimit të gjakut për t’i ndihmuar ata që kanë nevojë.

Falënderojmë stafin tonë për gatishmërinë, përkushtimin dhe vullnetin për të kontribuar. Besojmë se ndryshimi fillon nga veprimet tona dhe se, së bashku, mund të bëjmë një ndryshim të vërtetë në komunitetin ku jetojmë dhe punojmë.

Të ndërtojmë të nesërmen së bashku!