10-02-2025

Bashkëpunim dhe Përkushtim në Programin e Onboarding

FINCA Kosovë vlerëson suksesin dhe përkushtimin e stafit në përfundimin e gjashtë mujorit të parë të Onboarding.

FINCA Kosovë organizoi një event të veçantë për të vlerësuar stafin që përfundoi me sukses gjashtë muajt e parë në programin tonë të Onboarding. Ky moment shërbeu si një moment reflektimi mbi rrugëtimin e përbashkët, sfidat e kapërcyera dhe sukseset e arritura. Duke falenderuar për përkushtimin dhe kontributin e secilit staf përgjatë këtij rrugëtimi. Kjo thekson rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe integrimit të plotë në kulturën dhe vlerat e kompanisë.

Ky takim ishte një dëshmi se me bashkëpunim, motivim dhe mbështetje të ndërsjellë mund të vijojmë rrugëtimin drejt sukseseve të reja.

FINCA Kosovë mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një ambienti frymëzues dhe gjithëpërfshirës, ku zhvillimi I stafit është prioritet dhe ku sukseset festohen së bashku.