10-10-2016

Institucioni financiar amerikan FINCA që nga 29 Shtator sërish ul normat e interesit

Që nga 29 Shtator 2016, institucioni financiar amerikan FINCA sërish ul normat e interesit

FINCA është e zotuar të luftojë varfërinë përmes përfshirjes, duke iu mundësuar qasje sa më shumë njerëzve në mjete financiare për të nisur, zgjeruar apo për të zhvilluar bizneset e tyre mikro, të vogla dhe të mesme, si bosht kurrizor i ekonomisë kosovare.

Andaj, kjo ulje e interesit vjen si nevojë e tregut dhe si rezultat i vizionit të FINCA-së ngase FINCA Kosovë, pjesë e rrjetit financiar që operon në mbi 23 shtete me seli në Uashington DC, punon aktivisht në kyçjen e sa më shumë njerëzve në sistemin financiar, duke e bërë përvojën e klientit me FINCA Kosovën një përvojë sa më të këndshme, sa më të frytshme dhe sa më të afërt, në mënyrë që bizneset e klientëve të krijojnë mjete, që ata të rrisin standardin dhe të gjenerojnë vende të reja pune për tjerët