01-03-2016
Që nga 1 marsi 2016, institucioni financiar amerikan FINCA ul normat e interesit
Që nga 1 marsi 2016, institucioni financiar amerikan FINCA ul normat e interest.
Si institucion lider në tregun e huadhënies mikrofinanciare, i cili në qendër ka gjithnjë klientin, FINCA ka vendosur të çojë edhe më tutje përpjekjet për të realizuar misionin e saj duke reduktuar normat e interesit.
FINCA është në dispozicion me shërbime cilësore dhe të shpejta jo vetëm për klientët e saj, por edhe për ndërmarrësit dhe për të gjithë ata gjithandej Kosovës në nevojë të mjeteve financiare për të realizuar idetë e tyre biznesore dhe për të ndërtuar së bashku të ardhmen. Kjo vlen veçanërisht për bujqit, duke pasur parasysh rëndësinë e bujqësisë për zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik. FINCA Kosovë ka paraparë ulje edhe më tërheqëse për klientët përsëritës, për të forcuar edhe më shumë marrëdhëniet dhe për të treguar se FINCA çmon klientët e saj.
FINCA është e zotuar të luftojë varfërinë përmes përfshirjes, duke iu mundësuar qasje sa më shumë njerëzve në mjete financiare për të nisur, zgjeruar apo për të zhvilluar bizneset e tyre mikro, të vogla dhe të mesme, si bosht kurrizor i ekonomisë kosovare.
Andaj, kjo ulje e interesit vjen si nevojë e tregut dhe si rezultat i vizionit të FINCA ngase FINCA Kosovë, pjesë e rrjetit financiar që operon në mbi 23 shtete me seli në Uashington DC, punon aktivisht në kyçjen e sa më shumë njerëzve në sistemin financiar, duke e bërë përvojën e klientit me FINCA Kosovën një përvojë sa më të këndshme, sa më të frytshme dhe sa më të afërt, në mënyrë që bizneset e klientëve të krijojnë mjete, që ata të rrisin standardin dhe të gjenerojnë vende të reja pune për tjerët

