09-07-2008

Mirënjohje FINCA-s nga Klubi “Old Timer”

Në vitin 2006, është themeluar në Prizren klubi i pare në Kosovë i adhuruesëve të veturave të vjetra, i quajtur Old Timer. Anëtarët e këtij klubi mirren me mbledhjen, ruajtjen, mirëmbajtjen dhe prezantimin e veturave të vjetra klasike të cilat gjinden në territorin e Kosovës.
Që nga viti 2006 kur është themeluar, ky klub bën organizimin e manifestimeve të stilit Open Air ku bëhet prezantimi dhe parakalimi i veturave të ndryshme klasike në qendrat e Prizrenit dhe Gjakovës.
Pjesmarrës janë jo vetëm qytetarët e Kosovës por edhe pjesmarrës nga vende të ndryshme Ballkanike.
Sivjet FINCA ka qenë ndër sponzoruesit e këtij manifestimi madhështor. Ky manifestim zgjon interesimin e shumë njerëzve në gjithë Kosovën.
Pjesmarrja e FINCA-s ka pasur për qëllim ngritjen e vetëdijes qytetare në lidhje me kultivimin e vlerave të këtij lloji.
FINCA ka marrur një mirënjohje nga ana e këtij Klubi për pjesmarrje në sponzorim.