25-09-2015
Dita e Mollës
Një nga festivalet më të rëndësishme bujqësore të karakterit ekspozues u mbajt dje në komunën e Istogut ‘Dita e Mollës’. FINCA Kosovë ishte një nga bashkë organizatorët e këtij festivali tashmë për 2-tën herë me radhë duke mbështetur dhe duke qenë sa më afër pemëtarëve të kësaj zone. Për të mos harruar FINCA në festival vendosi edhe shtandin e sajë, duke pasur parasysh interesimin e madh të qytetarëve rreth produkteve dhe shërbimeve të FINCA Kosovë. Ne edhe një herë dëshmuam se jemi afër bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës.
Me rastin e hapjes organizatori i festivalit Z. Bashkim Blakaj mbajti një fjalim me ç’rast falënderoi të gjithë bashkë organizatorët e “Ditës së Mollës”. Të pranishëm ishin edhe zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare, Ministri i Bujqësisë dhe pylltarisë Z.Memli Krasniqi, drejtori i USAID Z.James Hope, Kryetari i Komës së Istogut Z.Haki Rugova të cilët mbajtën fjalime në rastin e hapjes së ‘Ditës së Mollës’.
FINCA partneri juaj afatgjate i uron të gjithë kultivuesit e mollës për punën dhe përkushtimin e tyre

