02-08-2019
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ndan mirënjohje për FINCA Kosovë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ndau mirënjohje për partneritetin SHBA-Kosovë kompanive që në mënyrë aktive kanë kontribuar në fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. Një nga këto kompanitë është vlerësuar edhe FINCA Kosovë.
FINCA Kosovë, filial i FINCA International, kompani që përfaqëson brend amerikan në Kosovë, ka ndikuar dhe kontribuar pozitivisht drejt rritjes ekonomike të vendit, krijimit të vendeve të punës, si dhe fuqizimin e femrës në fushën e ekonomisë dhe biznesit.
FINCA Kosovë do të vazhdojë të angazhohet për përmirësimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës

