16-10-2014
Panairi i Agrobiznesit në Pejë
Dje me datën 16.10.2014 në Pejë është organizuar panairi i Agrobiznesit nga Kuvendi Komunal i Pejës – Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, ku kanë marrë pjesë shumica e institucioneve financiare në mesin e tyre edhe FINCA.
Ky panair ishte mundësi e mirë që FINCA të promovoj produktet të Kredisë Bujqësore si dhe Agro Kredi për Paisje Bujqësore e cila mundëson që klienti të lidhët me partnerët e FINCA-s për blerjën e paisjeve Bujqësore. Ky panair ishte një mundësi mjaftë e mirë që FINCA të krijoj lidhje edhe më të madhe në mes klientëve dhe produkteve tona.
Pjesëmarrës në këtë manifestim ishte edhe Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri i cili premtoi se komuna do të vazhdojë me përkrahjen e vazhdueshme për sektorin bujqësor. Gjithashtu në këtë panair ishte edhe përfaqësuesja e Komisionit Evropian Lemane Hatashi

