02-07-2015

Ditët Fushore

Në kuadër të ciklit të Trajnimeve ‘Ditët Fushore’ në programin për klientët dhe jo klientët e FINCA-as me temën ‘Kultivimi i Patates’. Profesori i nderuar Prof. Dr Imer Rusinofci nga Fakulteti i Bujqësisë mbajti ligjërata me kultivuesit e patates në fshatin Pestovë komuna e Vushtrrisë.

Bujqit patën mundësi të informohen dhe të marrin trajnimet adekuate për kultivimin sa më të suksesshëm të patates. Ata morën udhëzime që nga faza e parë ku fillon përpunimi i tokës, plehërosja dhe mbjellja e patates si faza finale si dhe udhëzimet të cilat duhet ti ndjekin deri në momentin kur edhe bëhet vjelja e patates.

FINCA përmes këtyre trajnimeve është duke ndihmuar dhe informuar sa më mirë kultivuesit anë e mbanë Kosovës që të arrijnë të kenë sukses në Agro-Bizneset e tyre. Pra, FINCA ndihmon fermerët jo vetëm duke i përkrahur ata me anë të kredive por edhe me seminare dhe trajnime të ndryshme.

FINCA është partneri juaj afatgjatë