02-06-2015

Ditët e Agrobiznesit “Kosova 2015”

Edhe këtë vit është organizuar ‘Ditët e Agrobiznesit 2015’ në Gjakovë nga 27 deri 30 Maj duke sjellur së bashku të gjithë akteret e rëndësishëm të agrobiznesit në Kosovë.

Tani, tradicionalisht, FINCA Kosovë edhe këtë vit ka përkrahur këtë iniciative të rëndësishëm e cila ka për qellim të përgatisë fermerët Kosovar për perspektivën e re të sektorit të bujqësisë dhe sektorit të ushqimit në përgjithësi, liberalizimin e tregut, zhvillimet demografike etj.

Panairi është mbajtur gjatë 4 ditëve dhe ishte e organizuar sipas sektorëve dhe departamentet gjegjëse të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi Rural si për shembuj vreshtari pemëtari dhe perimtari, bletari, blegtori, etj.

Pjesëmarrës kanë qenë fermerët nga regjione të ndryshme të Kosovës, përfaqësuesit të kuvendit komunal dhe shtetëror, studentet të fakultetit të bujqësisë, mediat lokale dhe shtetërore, dhe shumë participues nga komuna e Gjakovës.

Gjatë këtyre ditëve të panairit të Agrobiznesit, FINCA Kosovë ka qenë në stendën e saj duke përkrahur kredikërkuesit me qëllime agrobiznesi me informata dhe aplikime për këtë kredi bujqësore.

Për më shumë informata rreth asaj se si ju mund të bëheni përfitues i kësaj kredie dedikuar veprimtarive bujqësore ju lusim të kontaktoni zyrën tonë më të afërt