23-05-2014

Ditët e Agrobiznesit “Kosova 2014”

Gjatë ditëve të Agrobiznesit “Kosova 2014” , me 23 dhe 24 maj 2014, në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës, FINCA Kosovë ka përkrahur dhe njëkohësisht marrur pjesë në këtë ngjarje dedikuar Agrobiznesit në Kosovë.

Ndër dhjetëra shtëpiza druri që janë vendosur nga ndërmarrjet ushqimore si dhe nga institucionet tjera financiare si për ekspozimin e produkteve tyre, ishte dhe FINCA ndër ta si institucion ndërkombëtar Amerikan, e cila ka vendosur nëtryezë për kredikërkuesit kredinë e saj bujqësore në kuadër të kësaj ngjarje.

Në këtë panair ishte prezente Mimoza Kusari Lila – Kryetarja e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, Blerand Stavileci – Ministri i Bujqësisë, përfaqësuesit e Ministrisë Bujqësisë, profesorët nga Fakulteti i Bujqësisë, gjithashtu studentë t e Fakultetit të Bjqësisë , drejtori i Drejtorisë për Bujqësi i komunës së Gjakovës së bashku me zyrtarë të tjerë të kësaj drejtorie, fermerët, blegtorët nga Rrafshi i Dukagjinit, po ashtu organizatat, OJQ-të, dhe shoqatat e tjera të cilat mirren me laminë e agrokulturës. Po në vendngjarje ashtu ishin prezent edhe mediat lokale.

Nën tingujt e muzikës, vizitorët e panairit, kishin rastin të njoftohen mbi mundësitë dhe kushtet e produktit të veçantë të Kredisë Bujqësore të ofruar nga FINCA, poashtu dhe të aplikojnë në vend për këtë kredi, duke plotësuar formularin e Aplikimit për Kredi Bujqësore, përgjigjen e së cilës do marrin mbrenda 48 orë.

Përpos panairit në Çarshinë e Vjetër, në Qendrën inovative “Jakova” të Gjakovës, në dy seanca të përbashkëta me shoqatat, institucionet financiare, ndër ta edhe FINCA Kosovë ka prezantuar përballë audiencës së interesuar për FINCA-në dhe produktin e saj financiar të Kredisë Bujqësore si detajet e saj mbi afatin e kredisë, shumës, fleksibilitetit dhe grejs periudhës.

Gjatë ditës së dytë të panairit të Agrobiznesit, FINCA Kosovë ka qenë përsëri në stendën e saj duke përkrahur kredikërkuesit me qëllime agrobiznesi me informata dhe aplikime për këtë kredi bujqësore, ku në të njëjtën kohë në Korenicë është mbajtur edhe panairi i gjedhit.

Për më shumë informata rreth asaj se si ju mund të bëheni përfitues i kësaj kredie dedikuar veprimtarive bujqësore ju lusim të kontaktoni zyrën tonë më të afërt