13-10-2026

Aktiviteti me shoqatën “AUTIZMI” – Pikturimi me fëmijët e kësaj shoqate

Të martën, më 13 tetor, një pjesë e stafit të FINCA Kosovë mori pjesë në aktivitetin e pikturimit me fëmijët e Shoqatës “AUTIZMI”.

Përmes ngjyrave dhe kreativitetit, ndamë momente të bukura së bashku, duke krijuar një hapësirë ku secili mund të shprehet lirshëm dhe të ndihet i përfshirë. Një aktivitet i thjeshtë, por me një mesazh të rëndësishëm: dallimet na pasurojnë dhe secili meriton të ndihet pjesë e komunitetit.

Për të katërtin vit radhazi, FINCA Kosovë vazhdon të mbështesë Shoqatën “AUTIZMI”, duke financuar çdo muaj asistentë për 15 fëmijë me autizëm. Përmes këtij angazhimi, synojmë të kontribuojmë në krijimin e mundësive më të mira për përkrahje, zhvillim dhe gjithëpërfshirje.

FINCA Kosovë mbetet e përkushtuar ndaj iniciativave që promovojnë solidaritetin, kujdesin dhe gjithëpërfshirjen në komunitet.