08-03-2013
Një dhuratë falënderimi
Për ditën ndërkombëtare të femrave, 8 Marsin, FINCA-Kosovë iu ka dhënë klientëve të gjinisë femërore – të cilat janë me FINCA mbi 5 cikle – torte të veçanta dhe lule të freskëta për t’i vendosur në kopshtet e tyre. Ne lavdëruam ato për arritjet e tyre, për punën e tyre të mundimshme në zhvillimin e një shoqërie më të mirë për familjen e tyre.
Përgjatë këtyre vizitave, ato ishin shumë mirënjohëse dhe të gëzuara të na shohin me dhurata të vogla, mirëpo me vlerë të madhe. “Faleminderit që menduat për ne” ishte një prej komenteve të një huamarrese që është me ne që gjashtë vite.
Në kohëra të këtilla, ne duhet të mendojmë për misionin tonë, që t’i ndihmojmë sipërmarrësit të krijojnë vende të punës, të ndërtojnë asete dhe të përmirësojnë standardin e tyre të jetës.
Ky veprim ishte shenjë mirënjohje për bashkëpunimin në mes të FINCA-s dhe huamarrësve tona të gjinisë femërore

