12-09-2007

7 vite të FINCA-së në Kosovë

Më 14 shkurt, 2007, programi FINCA Kosovë në rajonin e Euro-Azisë, e kremtoi 7 vjetorin e huadhënies mikro-financiare në Kosovë. Pos kësaj, FINCA Kosova i organizoi. Ditët mirënjohëse të klientëve në të gjitha degët e saj për i nderuar dhe dalluar të gjithë ata klientë aktivë të cilët kanë qenë besnik ndaj FINCA-së 5 vite e më tepër. Këto ditë kremtimi për klientët qenë përcjellë nga mediat lokale, përfshirë televizionet dhe radiot. Më se 1.000 klientë aktiv janë falënderuar zyrtarisht në zyrat e tyre degë.
Gjatë çdo ceremonie hapëse, Eduard Grinvud, drejtori i vendit të FINCA Kosovës i shprehu mirënjohje klientëve dhe stafit dhe për arritjet gjatë 7 viteve të kaluara. Ai tha që FINCA është për njerëzit, dhe pa stafin tonë profesional dhe të përkushtuar ne do të kishim mundur ta implementonim misionin tonë dhe pa klientët tonë nuk ka mision fare. Ai foli për transformimin e ardhshëm të FINCA Kosovës në një subjekt depozitimi dhe fal besnikërisë së vazhdueshme të klientëve ndaj FINCA-së.
FINCA Kosovë ia doli të arrijë suksesin prej 10.000 klientësh aktiv deri më 27 shkurt. FINCA Kosovë tash e ka shtrirjen më të madhe të klientëve në tërë sektorin mikro-financiar në Kosovë.