
Aplikacioni mobil
Financa, kredi dhe edukim, në një vend
Menaxhoni financat tuaja me lehtësi, nga telefoni juaj, në çdo kohë dhe kudo. Aplikacion për klientët aktivë dhe joaktivë të FINCA Kosovës.
Gjithçka që ju nevojitet në një aplikacion
FINCA Kosovë Mobile App ju mundëson të menaxhoni financat tuaja dhe të përdorni shërbime financiare online – shpejt, sigurt dhe lehtë.
Me aplikacionin FINCA mund të:
Aplikoni Online për kredi
Shikoni gjendjen e kredisë, shumën dhe këstet e mbetura
Kryeni pagesat e kësteve
Informoheni për ofertat dhe kampanjat më të fundit
Ndiqni trajnimet e Qendrës për Mësim dhe Zhvillim
Gjeni degën më të afërt të FINCA Kosovës
Kontaktoni ekipin tonë me lehtësi
Hapat e regjistrimit në FINCA Mobile App
Regjistrohuni në vetëm disa hapa.
- 1
Shkarkoni aplikacionin
Shkarkoni FINCA Kosovë Mobile App në Android ose iOS. - 2
Regjistrohuni
Regjistrohuni me numrin tuaj personal. - 3
Verifikoni identitetin
Shkruani kodin e verifikimit të dërguar në telefonin tuaj me SMS. - 4
Zgjidhni shërbimin
Përdorni aplikacionin për kredi, pagesa, informata dhe shërbime të tjera.
Pyetjet e bërë më shpesh
Aplikacionin mund ta shkarkoni falas në Google Play Store për pajisjet Android dhe në Apple App Store për pajisjet iPhone.
Aplikacionin mund ta përdorin të gjithë klientët aktiv dhe joaktiv të FINCA Kosovës që kanë një numër personal dhe një numër telefoni të regjistruar në sistemin tonë.
Po. Shkarkimi dhe përdorimi i aplikacionit është pa pagesë.
Po. Siguria e të dhënave tuaja është prioriteti ynë. Qasja në aplikacion bëhet vetëm përmes numrit tuaj personal dhe një kodi verifikimi njëpërdorimësh (OTP) që dërgohet me SMS në numrin tuaj të telefonit të regjistruar. Të gjitha të dhënat transmetohen përmes lidhjes së enkriptuar dhe ruhen në mënyrë të sigurt në pajisjen tuaj. Asnjë veprim nuk mund të kryhet pa verifikimin tuaj.
Pasi të identifikoheni në aplikacion, mund të shihni shumën e mbetur të kredisë, këstet, datat e pagesave dhe historikun e tyre.
Po. Aplikacioni Mobil ju mundëson të kryeni pagesat e kësteve në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt.
Po. Aplikacioni ju njofton përmes seksionit të njoftimeve kur afrohet data e pagesës së këstit tuaj, si dhe për çdo përditësim rreth aplikimit tuaj për kredi. Sigurohuni që njoftimet për aplikacionin FINCA janë të aktivizuara në pajisjen tuaj për t’i pranuar ato me kohë.
Ju lutemi kontaktoni FINCA Kosovë në numrin pa pagesë 0800 10 200 ose vizitoni degën më të afërt për të përditësuar numrin tuaj të telefonit.
Po. Aplikacioni mund të përdoret kudo që keni qasje në internet.
Mbylle plotësisht aplikacionin dhe hape përsëri, sigurohuni qe lidhja ne internet nuk ka problem dhe nese prap keni problem atëhere kontaktoni FINCA ne numrin pa pagese 0800 10 200, apo ne email info@fincakosovo.org
Shkarkoni aplikacionin
Aplikacionin mund ta shkarkoni në iOS dhe Android
